Janë
zgjedhur sot nga Këshilli i Prokurorëve Publikë të Maqedonisë tre prokurorë publikë. Një prokuror publik në Prokurorinë
Publike të Maqedonisë dhe dy prokurorë publikë në Prokurorinë e Lartë
Publike në Shkup.
Për Prokuror Publik të Maqedonisë është
zgjedhur prokurorja Gordana Geshkovska, e cila vjen nga Prokuroria
Publike Kryesore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Prokurore Publike në Prokurorinë e Lartë
Publike në Shkup janë
zgjedhur Natalia Tasevska dhe Anita Topalova Isajlovska.
Të dyja prokuroret vijnë nga Prokuroria
Publike kryesore e Shkupit, thuhet në kumtesën e Këshillit të prokurorëve publikë. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2013,
ora 18:21