Më i riu 51 vjeç, COVID-19 vrau 4 pacientë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike të dhënat e fundit në lidhje me COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë më dije se 4 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 126 raste të reja me Covid-19.

“Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”,

një 51 vjeçar nga Dibra,

një 62 vjeçare nga Tirana,

një 68 vjeçar nga Shkodra,

dhe një 73 vjeçar nga Tirana, më sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.” /albeu.com/


Shtuar 26.07.2020 14:22