Miliarderi lë bashkëshorten 50-vjeçare për të dashurën 32 vite më të re (FOTO LAJM)

Nuk ka pritur shumë. Miliarderi John Paulson, është divorcuar nga bashkëshortja 50-vjeçare, Jenny.

Sipas informacioneve nga mediat ndërkombëtare, mësohet se John, ka nisur një romancë të re me dietologen 33-vjeçare, Alina de Almeida.

Një takim mës tyre në verë, përfundoi në një lidhje afatgjatë mes tyre dhe momentalisht çifti jetojnë në një apartament të miliarderit në Kullën Olimpike.

“John ka një të dashur të re, shumë më të re dhe ndërsa është ende herët, marrëdhënia e tyre po forcohet gjithnjë e më shumë. Ata janë shumë të lumtur”, thuhej në burimin e informacionit.

Miliarderi ka dy vajza me bashkëshorten e tij të parë, me të cilën nuk kanë nënshkruar një marrëveshje para-martesore. Kjo lë të kuptohet për mundësinë e një divorci të vështirë përsa i përket anës financiare.

“Pepole” shkruan se Paulson thuhet se ka një pasuri prej të paktën 4.7 miliardë dollarësh, duke e renditur në një nivel mes njerëzve më të pasur në botë./albeu.com


Shtuar 23.09.2021 13:27