Rinovoi për një vit me skuadrën nga Katari por Xavi e ka derën e hapur te Barcelona

Xavi ka rinovuar kontratën me skuadrën nga Katari, Al Sadd deri në vitin 2021.

Por “Mundo Deportivo” bën të ditur se ai e ka derën e hapur te Barcelona nëse do të drejtojë katalanasit të cilët po kalojnë një krizë të thellë rezultatesh në La Liga.

Në kontratën e re është shënuar një klauzolë që thotë se Xavi do të jetë i lirë nëse e kërkon Barca si trajner.

Edhe më parë, drejtuesit e skuadrës kishin njoftuar se do ta lënë të lirë për Barcelonën.


Shtuar 5.07.2020 16:34