Zgjedhjet presidenciale në një vend të përçarë
Sot zhvillohen për herë të pestë zgjedhjet presidenciale në Maqedoni. Shteti maqedonas është një vend i vogël i Evropës dhe mjaft problematik në shumë aspekte.

Deutshce Welle, shkruan se në shtetin e Maqedonisë ekziston një përçarje e thellë si në politikë, në ekonomi, ashtu edhe në etni.

Në këto zgjedhje shanse më shumë për të kaluar në raundin e dytë kanë kandidati i partisë nacional-konservatore të VMRO, Gjorgje Ivanov dhe kundër-kandidati social-demokrat, Stevo Pendrosvki.

Dy partitë maqedonase janë të përçara dhe elektorati i tyre gjithashtu është i tillë.

Ndërsa VMRO-DPMNE kërkon mbështetje në zonat rurale, LSDM mbështetet kryesisht nga qytetet.

Më tej, në këtë analizë përshkruhet edhe përçarja mes shqiptarëve etnikë, ku dy partitë shqiptare kanë mendime të ndryshme për garën presidenciale.. /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2014, ora 12:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori