Zgjedhjet presidenciale kanë mobilizuar pushtetarët
Organizatat e ndryshme joqeveritare po dhe partitë politike në opozitë, kohët e fundit kanë ngritur zërin rreth aktiviteteve të shtuara të Qeverisë së Maqedonisë në funksion të fushatës zgjedhore. Me anë të të cilave kërkojnë të tërheqin sa më shumë votues.

Xhabir Deralla nga organizata Joqeveritare “CIVIL”, e cila ndjek zhvillimet gjatë realizimit të procesit të zgjedhjeve, shprehet se asnjë ligj nuk është mjaftueshëm i mirë nëse për të njëjtën kohë nuk ka vullnet politik nga drejtuesit e institucioneve për ta zbatuar në praktikë.

Ndërsa përfaqësues nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, theksojnë se autoritetet shtetërore nuk hezitojnë për t`i vënë në funksion të fushatës të gjithë mekanizmat që disponojnë.

Për ekspertët e ekonomisë, është i rrezikshëm veçanërisht fenomeni i mbushjes së administratës me “ushtarë partiakë”, të cilët nuk janë kompetentë në profilet e caktuara.

Visar Ademi, ekspert i ekonomisë thekson se vetë fakti se Maqedonia në tre cikle zgjedhore po përballet me zgjedhje të parakohshme dëshmon se është e detyruar t'u japë një fuqi shtesë masës së votuesve, njofton Almakos.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale në Maqedoni janë caktuar të mbahen më 13 prill. Por, si pasojë e mosmarrëveshjes mes partnerëve të koalicionit BDI të cilët kërkonin kandidat konsensual në zgjedhjet presidenciale, nuk përjashtohet fakti se paralelisht mund të mbahen dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, për të cilat është folur së tepërmi gjatë javëve të fundit. /albeu.com/
Shtuar më 10/02/2014, ora 14:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori