Zgjedhjet në Shtip dhe Probishtip po zhvillohen pa probleme
Pa probleme po zhvillohen zgjedhjet lokale 2017 në 80 vendvotime, informon kryetarja e KKZ-së-Shtip, Senka Andreeva.

Sipas kryetarëve të këshillave zgjedhorë jehona në Shtip deri në orën 14 po lëvizë rreth 41 për qind, ndërsa sipas të dhënave të KKZ-së-Shtip deri në orën 13 kanë votuar 36,58 për qind apo të drejtën e tyre e kanë realizuar 15.397 votues të cilët janë në Listën zgjedhore.

Sipas kryetares së KKZ-së-Probishtip, Ana Gjorgjieva deri në orën 13 kanë votuar 36 për qind prej 12.921 votuesve, ndërsa votohet në 41 vendvotime. Ajo nënvizon se votimi po zhvillohet qetë dhe pa probleme teknike. /albeu.com/

Shtuar më 15/10/2017, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori