Greqia goditet nga dy tërmete të njëpasnjëshme, sa ishte magnituda

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur herët në mëngjes pak kilometra jashtë Kamena Vourla  në Fthiotidë, Greqi. 

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti është regjistruar në orën 06:46, vetëm nëntë kilometra në lindje të zonës së Kameni Vurlës.

Thellësia fokale vlerësohet në 10.3 kilometra.

Pak minuta më vonë, në orën 06.51, pasoi një pasgoditje me magnitudë 2.8 ballë me një thellësi fokale prej pesë kilometrash./Albeu.com/


Shtuar 22.01.2023 08:21

Tags: ,