Zgjedhjet lokale, sonte përfundon afati për dorëzimin e kandidaturave të pavarura
Sot kandidatët e pavarur për këshilltarë dhe kryetarë komunash kanë kohë të mbledhin nënshkrime për listat, ndërsa parititë politike listat e tyre të kandidatëve duhet t’i dorëzojnë më së voni deri më 9 shtator.

9 shtatori është edhe data deri kur do të zgjasë hetimi në listat zgjedhore, ndërsa më 15 tetor qytetarët do të votojnë për kryetarë komunash.

Me fushatën zgjedhore partitë do të fillojnë më 25 shtator dhe e njëjta do të zgjasë deri 13 tetor.

Rrethi i dytë për zgjedhjet lokale është më 29 tetor, ndërsa fushata për të do të zgjasë deri më 27 tetor në mesnatë.

Shorti për radhitjen e kandidatëve në fletëvotime do të mbahet më së voni deri 18 shtator, ndërsa vëzhguesit duhet të akreditohen më së voni deri 4 tetor. /albeu.com/


Shtuar më 04/09/2017, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori