Zgjedhjet lokale, partitë shqiptare pa emra
Partitë politike shqiptare akoma nuk kanë publikuar asnjë emër si kandidatë për garën e ardhshme në zgjedhjet lokale të fillim vitit të ardhshëm në Maqedoni, qofshin këto edhe jozyrtare.

Kryetari aktual i Komunsës së Gostivarit, njëherazi edhe lideri i RDK-së, Rufi Osmani ka konfirmuar kandiaturën e tij për një mandat të dytë në krye të Komunës së Gostivarit.

Ndërkohë, janë edhe disa nga emrat që do të garojnë për një mandat të dytë dhe të tretë në garën për kryetar komunash, që jozyrtarisht konsiderohen të fuqishëm në bazë dhe kanë siguruar miratimin e kreut të BDI-së.

Ndër këto emra janë kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, Ramiz Merko në Strugë, Sadulla Duraku në Likovë, Fati Iseni në Studeniçan dhe kandidatura të tjera.

Por, zyrtarë të BDI-së nuk kanë komentuar për "INA" këto zëra, duke theksuar se është herët për të shprehur qëndrime lidhur me zgjedhjet e ardhshme lokale.

Nga ana tjetër edhe PDSH po studion emra të mundshëm që mund të jenë Sadi Bexheti shihet si pretendues kryesor për një mandat të dytë për Tetovën dhe se ai ka një mbështetje edhe nga kreu i partisë, Menduh Thaçi,por asgjë nuk është zyrtare. Përsa i përket komunave të tjera nuk ka ende emra.

Edhe pse partitë shqiptare nuk kanë zgjedhur ende kandidatët nga ana tjetër, partitë maqedonase jo vetëm që i kanë emrat por kanë filluar edhe punën me elektoratin në terren.

Zgjedhjet lokale në Maqedoni do të mbahen në 3-mujorshin e parë të vitit 2013. /albeu.com/
Shtuar më 30/05/2012, ora 10:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori