Zgjedhjet Lokale, 9 mijë policë të Maqedonisë në gatishmëri
Mbi 9 mijë policë do të angazhohen në mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve lokale në Maqedoni, që do të mbahen në tetor.

Ministri i PunëveBrendshme, Oliver Spasovski për Radion Evropa e Lirë u shpreh se dikasteri që drejton ai po bën të gjitha përgatitjet përfundimtare për të pasur një proces zgjedhor të besueshëm nga të gjitha palët.

“Ne për çdo ditë e japim kontributin tonë që mos të ketë incidente, të zvogëlohet numri i incidenteve, ose të mos arrihet deri në incidente më serioze të cilat do të mund ta prishnin procesin zgjedhor.Por këtë duhet ta bëjmë të gjithë së bashku, ndërsa Ministria e PunëveBrendshme, pjesën e vet të punëve, ingerencat që ka, autorizimet që i ka në dispozicion do t’i zbatojë, që me të vërtetë të sigurohen zgjedhje ferr dhe demokratike dhe më e rëndësishmja nga të gjitha, qytetarët të mund të marrin vendime”, thotë ministri Spasovski. /albeu.com/


Shtuar më 01/10/2017, ora 10:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori