Zgjedhjet e parakohshme nuk janë zgjidhje
Duke komentuar thirrjet e Opozitës për zgjedhje të parakohshme dhe qeveri teknike pas dështimit të Maqedonisë në Samitin e Çikagos për tu bërë anëtare e NATO-s, zëvëndëkryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi theksoi se kjo lëvizje politike nuk ndihmon aspak procesin integrues të vendit.

Ai u shpreh se nuk ka dëgjuar asnjë argument nga opozita se si do të kontribuonin zgjedhjet e parakohshme dhe i ftoi ato në një debat serioz.

"Fillimisht duhet të shqyrtohet dhe të ketë ndonjë debat, pasi nuk dëgjuam argumente të tjera se a zgjidhet problemi me ato propozime politike përmes komunikatave ose deklaratave të partive të tjera politike. Mendojmë se nuk do të ketë ndikim në procesin, në kushtin që kërkohet që të bëhemi anëtarë në NATO, i cili të gjithë e dimë se është kontesti me Greqinë dhe përmes zgjedhjeve të parakohshme, kjo nuk do të ketë ndikim, përkundrazi kjo do të kërkojë edhe më tepër kohë siç është rasti tani në Republikën e Greqisë ku do të përsëriten zgjedhjet", tha Xhaferi.

Më pas, Xhaferi u shpreh se "kur bëhet fjalë për interesa kombëtare, përgjegjëse nuk është vetëm shumica por edhe opozita". /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2012, ora 15:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori