Zgjedhjet e parakohshme anulojnë regjistrimin e popullsisë, Zaev: Nuk duhet të anulohet
Kryeministri Zoran Zaev dhe drejtori i Entit shtetëror për statistikë Apostol Simovski javën e ardhshme do të mbajnë takim, në të cilën do të bisedojnë për datën e re për zbatimin e Regjistrimit të popullatës, që duhet të mbahet në prill të vitit të ardhshëm, por do të shtyhet për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas Konferencës së Organizatës botërore doganore, theksoi se Regjistrimi duhet të zbatohet në vitin 2020">2020.

"Javën e ardhshme do të shkoj në mbledhje me drejtorin e Entit shtetëror të statistikës që t’i vërtetojmë terminet adekuate. Regjistrimin nuk duhet ta anulojmë, të gjithë u dakorduam për takim liderësh, respektivisht vetëm e kemi përmendur, nuk kishte debat. Planet fillestare ishin mes 1 dhe 30 prillit, kuptohet ai mund të zbatohet në maj, mundet edhe në vjeshtën e vitit 2020">2020, por të mos prejudikojmë çka duhet të bisedojmë me drejtorin, por nuk duhet të heqim dorë nga zbatimi i regjistrimit në vitin 2020">2020", theksoi kryeministri.

Regjistrimi i popullatës ishte paralajmëruar për në prill të vitit 2020">2020, por për shkak të marrëveshjes së takimit të liderëve për zgjedhje të parakohshme në prill ky operacion nuk mund të mbahet në datën e parashikuar fillimisht.
Shtuar më 22/10/2019, ora 15:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori