Zgjedhjet e parakohshme të 5 qershorit do të sjellin një
delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në
Maqedoni gjatë dy ditëve të ardhshme.
Ky
delegacion udhëhiqet nga eurodeputeti nga Monako, Zhan-Sharl Gardeto i shoqëruar dhe nga deputet të
Partive Popullore Evropiane do të zhvillojë
takime me kreun shtetëror, përfaqësues të
partive politike, por edhe me ministrat e MPB-së dhe Drejtësisë për tu njohur me procesin e parapërgatitjeve për
zgjedhjet.
Vizita e tyre do të shoqërohet edhe me
takime me përfaqësuesit e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) dhe misionin e ODIHR/OSBE. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2011,
ora 10:50