Zgjedhjet 2020, njësia zgjedhore 6 ka pjesëmarrje më të ulët të votuesve
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) i ka përditësuar shifrat e daljes së qytetarëve në votim për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2020.

Sipas këtyre shifrave, vërehet se ka më shumë vota në pjesën lindore të Maqedonisë së Veriut se sa në pjesën perëndimore.

Konkretisht, numri i votuesve në njësinë zgjedhore 3, deri në orën 11:00 është 18.55%, më e larta në nivel vendor. Në njësinë zgjedhore 4, deri në ora 11:00, sasia e votuesve është 18.44%.

Në njësinë numër 1, deri ora 11:00 sasia e votuesve është 17.47%. Në njësinë numër 5, deri në ora 11:00 sasia e votuesve është 14.92%.

Në njësinë numër 2, deri në ora 11:00 sasia e votuesve është 14.32%.

Njësia numër 6 ka sasi më të ulët. Deri në ora 11:00 kanë votuar vetëm 9.26% e votuesve.
Shtuar më 15/07/2020, ora 12:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori