Maqedonia vendosi për zgjedhje të parakohshme
Kryeministri Zoran Zaev pas takimit të liderëve ka deklaruar se gjatë takimit është arritur marrëveshje që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbahen vitin e ardhshëm.

"Propozimi jonë ishte që më 22 ose 29 dhjetor të shkojmë në zgjedhje sepse në atë mënyrë dhe në atë periudhë mund ta realizojmë procesin zgjedhor dhe më pas të presim edhe ratifikimin e protokollit nga ana e Spanjës dhe të kemi parlament funksional.

Kishte reagime nga opozita se nuk mund të ketë 100 ditë qeveri teknike, andaj u shqyrtua, marsi, prilli, e kështu me radhë dhe me konsensus u vendos që 12 prilli të jetë data kur do të mbahen zgjedhjet", deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.
Shtuar më 20/10/2019, ora 21:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori