Enriko Aliaj u vra me armë nga i vëllai, flet nëna: Po luanin me një pistoletë mulli, u qëllua aksidentalisht

Dy ditë më parë, një ngjarje tragjike ndodhi në Itali. Një 20-vjeçar i identifikuar si Enriko Aliaj u gjet i vrarë me armë zjarri në banesë.

Mësohet se i riu u vra aksidentalisht nga i vëllai Elhami.

Nëna e dy djemve ka reagur për ngjarjen. Ajo është shprehur për Report Tv se ata kanë qenë duke luajtur me një pistë mulli së bashku me një shokun e tyre dhe aksidentalisht Elhami ka qëlluar me armë të vëllain, duke e vrarë.

“Ka qenë djali Enriku, me Elhamin, vëllain e vet dhe një shok tjetër, ka qenë shok i djalit të dytë. Kanë hyrë në shtëpi bashkë. Fillimisht kanë hyrë dy djemtë, i vogli me shokun, më pas Enriku i ka përshëndetur dhe ka pasur me vete pistoletën me mulli. U ka thënë që po bënte një lojë, ka vendosur vetëm një plumb në të dhe u ka thënë se po bëj një lojë. Më pas djali i dytë thotë se e ka rrotulluar dhe në një moment ka rënë përtokë. U dëgjua krisma, ra djali përtokë”, tha ajo.


Shtuar 5.06.2023 12:03