Zëvendësministri Arsim Musa jep dorëheqje, me arsyetimin se rrezikohet nga propoganda politike (VIDEO)
Zëvendësministri i Shëndetësisë Asim Musa jep dorëheqje nga posti i zëvendësministrit, por do të vazhdojë të punojë si mjek.

Ai e quajti grackë dhe shpifje videon e publikuar, duke nënvizuar se një gjë e tillë është bërë për të dëmtuar, siç tha ai, kredibilitetin personal, familjar dhe profesional të tij që e ka ndërtuar brenda 23 viteve. Musa tha se po dorëhiqet pikërisht me qëllimin që të sqaroj, siç e quajti ai, këtë njollë të pandershme.

ASIM MUSA, ZV MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Këtë kredibilitet të ndërtuar ndër vite edhe profesional edhe familjar edhe shoqëror, nuk lejoj të rrezikohet nga propaganda politike dhe i bindur në drejtësinë time dhe vlerat e mia familjare dhe profesionale ju njoftoj që kam vendosur të tërhiqem dhe ta sqaroj këtë njollë të pandershme ndaj vetes time dhe ndaj punës profesionale që e bëj… unë do të vijoj të jem në shërbim të qytetarëve, qofshin ato nga vendi apo nga jashtë dhe po të bëjë në të njejtin siqneritet që e kam bërë deri më tani me përkushtimin më të madh.”

Ai sqaroi përmbajtjen e videos, duke nënvizuar se vetëm e ka njoftuar pacientin në fjalë për koston e ndërhyrjes për qytetarët e huaj pa sigurim shëndetësor si dhe për të gjithë procedurën.

ASIM MUSA, ZV MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Me kërkesën e vazhdueshme të pacientit në fjalë në thojza, unë e njoftoj atë se ndërhyrja për qytetarët e huaj pa sigurim shëndetësor në vendin tonë është private dhe e njoftoj për koston e mundshme të shërbimit shëndetësor për të gjithë procedurën, që në fakt ai edhe më pyet në rastin konkret. Ndërsa këto pacienti, përse i them në thojza, në vazhdimësi përpiqeshin të krijojnë kurth ndaj meje, në çfarëdo forme të mundshme siç e shikoni edhe në video.”

Musa e quajti të gjithë këtë një spektakël mediatik, ku edhe pas përfundimit të konferencës për media, nuk pranoi që t’u përgjigjet pyetjes së gazetarëvëve.
Shtuar më 16/10/2019, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori