Zëvendëskryeministri Besimi takoi ambasadorin e Polonisë
Pëlqej
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë për Çështjet Evropiane, Fatmir Besimi ka takuar ambasadorin polak në Shkup, Jacek Multanovski.

Në fillim të takimit, Besimi e uroi ambasadorin për funksionin e ri, si dhe e uroi po ashtu për zgjedhjen e kryeministrit të Polonisë, Donalld Tusk për kryetar të Këshillit të Evropës.

Besimi i tha Multanovskit se shteti i Maqedonisë e ka të qartë të ardhmen, e cila është në strukturat euro-atlantike.

Ndërsa, ambasadori polak nga ana e tij theksoi se shteti i Polonisë e mbështet Shkupin zyrtar në përpjekjet e saj për tu integruar në NATO dhe në BE.

Ndërmjet dy bashkëbiseduesve u ra dakord që të intensifikohet bashkëpunimi në fusha të ndryshme, si në arsim, shëndetësi, kulturë, shkencë, drejtësi etj. /albeu.com/

Shtuar më 10/09/2014, ora 15:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori