Zëvendës-ndihmësi i John Kerry viziton Maqedoninë
Zëvendës-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Azinë, Hojt Ji, do të kryejë një vizitë dy-ditore në Maqedoni, konfirmojnë nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup.

Gjatë kësaj vizite, që nis sot, Ji do btë takohet me kryeministrin Nikolla Gruevski, me ministrin e jashtëm Nikolla Poposki, si dhe me Avokatin e Popullit, Ixhet Memeti.

Pritet që zëvendës-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit të zhvillojë takime edhe me liderin e LSDM-së Zoran Zaev dhe atë të BDI-së Ali Ahmeti, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2015, ora 10:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori