Posti i
Zëvendës Kryeministrit të parë do të jetë shumë shpejt zyrtar.
Kjo pasi gjatë Seancës së sotme të mbajtur në Shkup, anëtarët e Kabinetit qeveritar miratuan ndryshimet dhe plotësimet e rregullores së punës së Qeverisë për ta formalizuar postin në fjalë.
Artan Grubi që në ditën e parë të punës paralajmeroi ndryshimet në rregulloren dhe ato u realizuan pas dy ditëve me propozim të tij dhe me miratim nga i gjithë kabineti qeveritar.
Neni 1
Neni 5 ndryshohet dhe
lexohet si më poshtë:
“
Kryeministri zëvendëson
Zëvendës Kryeministrin e Parë, dhe në rast të mungesës ose paaftësisë së tij, atëherë
Kryeministri zëvendëson një nga zëvendësit e tij i cili do të emërohet nga ai.”
Neni 2
Neni 6 paragrafi (1) ndryshohet dhe
lexohet:
“(1)
Kryeministri ndihmohet në ushtrimin e të drejtave dhe detyrave të tij nga
Zëvendës Kryeministri i Parë dhe
Zëvendës Kryeministrat e tjerë.”
Paragrafi (2) ndryshohet dhe
lexohet:
“
Zëvendës Kryeministri i Parë dhe
Zëvendës Kryeministrat e tjerë kujdesen për kryerjen e detyrave brenda kompetencës së Qeverisë për çështje të caktuara që do të autorizohen nga
Kryeministri. „
Paragrafi (3) ndryshohet dhe
lexohet:
“
Zëvendës Kryeministri i Parë dhe
Zëvendës Kryeministrat e tjerë do të informojnë Kryeministrin për ekzekutimin (zbatimin) e aktiviteteve në përputhje me paragrafin (2) të këtij
neni.”
Shtuar më 03/09/2020,
ora 14:05