Zeqiri jep alarmin: Lumi i Porojit do të gllabërojë një pjesë të Bjeshkëve të Sharrit
Akademiku Izet Zeqiri jep alarmin në lidhje me lumin e Porojit. Sipas tij, shumë shpejt ai do të gllabërojë një pjesë të Bjeshkës së Sharrit.

"Denudacioni, procesi i zhveshjes së sipërfaqes së tokës nga materiali i imët i shkaktuar nga të reshurat në Gjermë, tregon se lumi i Porojit së shpejti do ta hajë një pjesë të bjeshkës së Sharrit, me të cilën do ta mbulojë Porojin dhe Xhepçishtin, ku do të rrezikohet Treboshi bashkë me Pallaticën dhe rruga magjistrale Tetove-Jazhince etj.

Shtrohet pyetja PSE nuk eshte futur në propozim-planin hapësinor edhe lumi i Porojit PER INVESTIME bashkë me regjionin e rrezikuar dhe njëkohësisht të investohet në ngritjen e sistemeve mbrojtëse siç janë paraparë me të njëjtin propozim-plan për lumenjtë: Vardar, Lepenec, Pçinja, Sateska, Bregallnica, Crna Reka dhe për regjionet si ai i Shkupit me akumulacinin Kozjak, regjioni i Velesit me akumulacionin Kozjak dhe Vakuf, Crna Reka në dalje të Pellagonisë, akumulacionet në Klimanci dhe Tikvesh etj", shkruan Zeqiri. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2015, ora 11:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori