Zekolli: PDSH po kthehet në opozitë radikale
Pëlqej
Analisti Arsim Zekolli është shprehur se incidenti, ku deputetët shqiptarë u rrahën, ka qenë i turpshëm.

Zekolli, duke e analizuar rastin, vlerësoi se PDSH-ja në opozitë mund të shndërrohet në një parti mjaft radikale, transmeton Zëri i Amerikës.

Në lidhje me vendimin e PDSH-së që të tërhiqet nga Kuvendi, Zekolli konsideron se PDSH ka reagur sikur të kishte kërkuar shkas që të tërhiqet nga puna e Kuvendit.

“Vendimi për ta lëshuar kuvendin, pak minuta pas incidentit, lenë për të dyshuar se PDSH vetëm ka pritur shkas për tu tërhequr nga parlamenti. Mendoj se Menduh Thaci pas zgjedhjeve u gjend në situatë të pa përshtatshme për shkak lidhjeve me z. Mijallkov dhe mbështjetjen për qeverinë, në sytë e opinionit me të drejtë i konsideruar si pjesë e një pushteti te korruptuar, por pa beneficione nga e njejta. Incidenti mund të shërbejë si fshirje të barazimit në mes z. Thacit dhe z. Ahmetit, sipas të cilit që të dy janë shërbëttorë të z. Mijallkov dhe e kthejë PDSH-në në rolin e opozitës radikale dhe mbrojtës të vetëm të interesave shqiptare. Dhe në mënyrë indirekte të ulë simpatitë ndaj Ziadin Selës, i cili ngadal po e ulte imazhin e PDSH-së si opozit e vërtetë,”- ka analizuar Zekolli. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori