Zekolli: Pas Irenejt, mos duhet të dekorojmë Millosheviçin?
Arsim Zekolli, ish-ambasador i Maqedonisë në OSBE dhe ambasador i OSBE-së në Turkmenistan është deklaruar lidhur me vizitën e Irenejt në Tiranë.

Veç të tjerash, ai është ndalur edhe tek vizita e Irenejt, duke e konsideruar atë si një skandal shtetëror për Tiranën.

"Jam i skandalizuar nga pranimi i Irinejt, një kriminel lufte, një shoven dhe terrorist orotodoks, emri i të cilit ndërlidhet me krimet nga luftërat në ish-Jugosllavi, në vokabularin urrejtje-nxitës ndaj Shqiptarëve dhe qasjen shovene ndaj autonomisë së Kishes Ortodokse Maqedonase.", ka thënë Zekolli për Lajm.

Sipas tij, vizita e Irenejt në Tiranë ishte një përkëdhelje ndaj Evropës.

Arsim Zekolli u shpreh, se nëse na duhet të shkojmë në BE me këto qëndrime, mundet që ndonjë ditë të dekorojmë edhe kasapin e Ballkanit, Slobodan Millosheviç.

Ambasadori ndan mendimin se Serbia vazhdon të favorizohet nga qendrat evropiane kundrejt Shqipërisë. /albeu.com/

Shtuar më 04/06/2014, ora 11:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori