“S’kisha para, rrezikoja jetën dhe s’më futën në operim”, Arjan Konomi tregon kush ja pagoi shumën e mjame në spital

Gazetari Arjan Konomi ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që i ndodhi gjatë pushimeve në Jordani, ku rrezikoi të humbte krahun. Ai kreu një operacion shumë të vështirë, të cilin fatmirësisht ia doli me sukses. Përmes një video në Instagram, Arjani ka falenderuar të gjithë ata që i kanë uruar shërim të shpejtë.

“Kam nje mezash te rendesishem per te gjithe ju!
Gjate atyre diteve te qendrimit ne spital, ne Amman te Jordanise, pas aksidentit ku rrezikova fillimisht te humbja jeten e me pas krahun e djathte, me kane ardhur mijera e mijera mesazhe ne inboks, si ne Instagram dhe ne TikTok, mijera komente gjithashtu, qindra sms ne telefon.

Ne pamundesi fizike per t’ju pergjigjur do te doja t’ju falenderoja nga thellesia e zemres sime, duke j’u perkulur me mirenjohje per perzemersine, ndjeshmerine, miresine dhe shqetesimin tuaj mbi gjendjen time shendetësore.
Ne ato dite, kur me dukej sikur koha te kishte ndaluar per mua dhe qe nuk do te mbaronin kurre, FJALET TUAJA me kane dhene fuqi e force, me kane mbushur me shprese, me dhane gjak e jete, duke me bere te ndihesha jo nje vend te panjohur e te larget, por si ne vendin tim te dashur, i rrethuar nga njerez te admirueshem qe me ngazellyhen me fjalet mbeshtetese, me urimet, me kurajen, me forcen per te luftuar. Aty e gjeta motivin per t’i thene vetes: do behem mire e nje dite do te jem ne Tirane.

Fjalet e mesazheve tuaja ishin per mua jetesore dhe me mbushen dejet, po ashtu si qeskat me gjak e me plazme qe spitali derdhnin ne venat e mia.

Ju uroj me gjithe shpirt (edhe atyre qe nuk kane shkruar) te keni sa me shume shendet ne jete, ju dhe familjet tuaja. Zoti ju bekofte e ju ndihmofte ne çdo dite te ketij kalvari, qe e quajme JETE”, ka shkruar ai krahas videos.

Më herët, Arjani zbuloi se u përball me një situatë të vështirë, pasi sipas tij doktorët nuk pranonin ta fusnin në operacion pa bërë fillimisht pagesën. Gazetari tregoi se e ka ndihmuar një mik i tij në Londër i cili ka mbuluar të gjithë pagesën e spitalit.