Zekiri "urdhëron" ministrinë të dënojë sulmuesit e tij
Deputeti shqiptar i LSDM-së, Muhamed Zekiri, gjatë një konference për shtyp, ka treguar për incidentin e mbrëmshëm ku sipas tij, është sulmuar nga sigurimi i ish drejtort të DSK-së, Sasho Mijallkov.

Sipas Zekirit, Ministra e Punëve të Brendshme duhet që urgjentisht të nisë hetimin për incidentin, dhe të dënojë dhunuesit.

"Dua të theksoj si qytetar dhe si deputeti i cili është zgjedhur nga shumica e qytetarëve që në Maqedoni do të ketë drejtësi për të gjithë pasi ka mbaruar koha e dhunës.

Çdo njëri që do ta bëjë këtë do të përgjigjet. Institucionet janë të detyruara t'i mbrojnë qytetarët dhe jo interesat personale dhe partiake", ka thënë Zekiri.

Ndërkohë, përmes një reagimi të MPB-së, thuhet se do të hetojë menjëherë incidentin ku u sulmua deputeti i LSDM0së. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2017, ora 14:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori