Skandali te “Shëndetësia”, pas Joana Duros, arrestohet inxhinieri dhe administratori i një kompanie

Zhvillime të reja në lidhje me skandalin te “Shëndetësia”, ku sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro ka marrë 330 mijë lekë ryshfet nga operatori ekonomik për ta shpallur fitues të tenderit.

Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë ndaluar dje dhe sot Vladimit Topin administrator i operatorit ekonomik “Dri…” sh.p.k, dhe shtetasin S. Sh.,me detyrë inxhinier pranë operatorit ekonomik “Dri…..” sh.p.k të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore është krijuar dyshimi se vlera e përfituar në mënyrë të parregullt nga sekretarja e MSH Joana Duro, në shumën 330.000 lekë, është dhënë si ryshfet nga Vladimit Topi, administrator i operatorit ekonomik “Dri…” sh.p.k, me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Sipas SPAK, Joana Duro ka marrë 330 mijë lekë ryshfet nga operatori ekonomik për ta shpallur fitues të tenderit. Në njoftim thuhet se lekët u dhanë nga shtetësja Laura Sheto.

Tenderi për të cilin thotë SPAK-u ka patur një fond limit prej 51 146 571 lekë pa TVSH dhe në garë kanë qenë 11 operatorë ekonomik.

Fitues është shapallur bashkimi i dy kompanive “2Z KONSTRUKSION” shpk me administrator Zani Zoga dhe “I.C.C GROUP” shpk me administrator Eduart Zoi, të cilët kanë ofruar 40 444 769 lekë pa TVSH.

Jane skualifikuar operatoret ekonomike te me poshtem:

1.“DAJTI PARK 2007” shpk , per arsye:
-nuk ploteson piken 3.2 te DST, pasi sigurimi i ofertës nuk është bërë për 180 ditë, sikurse është kërkuar në DT por për 150 ditë.
– nuk plotëson pikën 2.3.6: Operatori ekonomik duhet të disponojë punonjës të specializuar/të kualifikuar.

2.“MARTINI” shpk , per arsye:
– Nga shqyrtimi i dokumentacionit të paraqitur nga ky operator ekonomik rezulton se në preventivin e QSH Vile Bashtove, sasia tek shuma 10.1 e ka plotësuar 100 copë dhe jo 1 copë, sa është kërkuar në preventiv në DST.
– Gjithashtu në preventivin e QSH Rrushkull sasia e kondicionerëve tek Shuma C1 e ka plotësuar 2 copë ndërkohë që kërkohen 3 copë në preventivin në DST.

3.BOE: “GLAVENICA” shpk & “NGRACAN 1934” shpk , per arsye:
– nuk plotëson pikën 2.3.1. Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme të DST.

4.“STERKAJ” shpk , per arsye:
– nuk plotëson pikën 2.3.6. Operatori ekonomik duhet të disponojë punonjës të specializuar/të kualifikuar.

5.“FRONTIER CONSTRUCTION” shpk , per arsye:
– nuk ka paraqitur oferte ekonomike.

SPAK thotë se në zyrën Sekretares së Përgjithshme ka sekuestruar në cilësinë e proves materiale shumën prej 330 000 lekë (shumë e cila përbën përftimin e parregullt të dhënë nga Laureta Sheto).

Joana Duro dhe Laureta Sheto akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.

Njoftimi 

Në vijim të njoftimit të datës 03.06.2023, informojmë se në kuadër të hetimit të procedimit penal nr.10/1 të vitit 2023, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar në datën 03.06.2023 dhe 04.06.2023 urdhërat e ndalimit të Prokurorisë së Posaçme ndaj shtetasve V. T. dhe S. Sh., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nene 245 dhe 25 i Kodit Penal.
Pas kryerjes së veprimeve hetimore është krijuar dyshimi se vlera e përfituar në mënyrë të parregullt nga shtetasja J.D., me funksionin Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale (në shumën 330.000 lekë), është dhënë si ryshfet nga shtetasi V.T., administrator i operatorit ekonomik “Dri…” sh.p.k, me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Po ashtu, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin se shtetasi S. Sh., me detyrë inxhinier pranë operatorit ekonomik “Dri…..” sh.p.k, pasi e ka marrë vlerën monetare prej 330. 000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë nga banesa e shtetasit V. T., ja ka dërguar më pas shtetases L. Sh., e cila ishte personi që kishte njohje dhe mbante kontakte me Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, J. D., kjo e fundit e kapur në flagrancë me shumën e vlerës monetare të përfituar në mënyrë të parregullt./albeu.com/


Shtuar 4.06.2023 13:27