Zbulohet një "spiun" që ka ndryshuar jetë
Pëlqej
Komisioni për lustrimin e fakteve ka lustruar sot një rektor, i cili ka ndërruar jetë.

Identiteti i personit nuk është bërë i njohur, por dihet se ai ka qenë rektor i një prej universiteteve shtetërore në vend dhe ka ndërruar jetë.

“Kjo lëndë eshte shqyrtuar që nga përbërja e mëparshme e komisionit, por u ndërpre për shkak të zgjedhjes së anëtarëve të rij të komisionit”, tha zëdhënësi i komisionit për lustrim, Predrag Dimitrovski.

Personi që është lustruar ka bashkëpunuar me shërbimet e fshehta sekrete të ish-Jugosllavisë. /albeu.com/

Shtuar më 29/09/2014, ora 15:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori