Zbulohet lufta që Maqedonia do të ndërmarrë ndaj Fake News
Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski ka bërë të ditur se Qeveria ka ndërmarrë masa shtesë për detektim të lajmeve të rreme, me qëllim që të mbrojë qytetarët e Maqedonisë nga dezinformatat gjatë fushatës së referendumit të 30-shtatorit, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftoi Boshnjakovski, secili lajm i remë do të detektohet se është dezinformatë apo gjysmë e vërtetë, dhe e njëjta do të publikohet se është e pavërtetë në kanalet e informimit të Qeverisë së Maqedonisë në Twitter dhe Facebook.

“Prioritet i lartë i Qeverisë së Maqedonisë është që qytetarëve t’ju mundësohet qasje objektive dhe gjithëpërfshirëse në informacionet relevante dhe të sakta, në bazë të së cilave qytetarët në mënyrë të pavarur do të vendosin se si do të shprehen në referendumin e së dielës. Përvoja, veçanërisht në kohën e fushatës, ka treguar prani dhe shpërndarje të lajmeve të rreme, dezinformatat dhe gjuhë të urrejtjes, dhe formim të lajmeve në bazë të informatave gjysmake”, tha Boshnjakovski.

Boshnjakovski ka njoftuar se sot përfundojnë aktivitetet e Qeverisë së Maqedonisë për referendumin.

Për shembull, nga rasti më poshtë mund të shihet, se do të detektohet lajmi – të bëhet fotografim, dhe do të shpërndahet se lajmi është i pavërtetë ose gjysëm i vërtetë dhe e njëjta do të publikohet në formë të kumtesës në portalin e Qeverisë së Maqedonisë “Vlada.mk“.

Shtuar më 27/09/2018, ora 15:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori