Nis sot punën Komisioni i Reformës Zgjedhore, këta janë 18 deputetët anëtarë

Ditën e sotme do të mblidhet Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Ky komision do të përbëhet nga 18 anëtarë, ku mazhoranca do të ketë 9 anëtarë, PD-ja 6 anëtarë dhe anëtarët e tjerë janë Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi dhe Petrit Vasili.

Emrat e anëtarëve janë përzgjedhur me kujdes nga të dyja subjektet. PS ka caktuar si bashkëkryetar Sekretarin e Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, ndërsa opozita i është përgjigjur në këtë pozicion me kreu e grupit, Enkelejd Alibeaj. Lista e anëtarëve të këtij komisioni nga maxhoranca përbëhet nga Blerina Gjylameti, Klotilda Bushka, Toni Gogu, Ermonela Felaj, Arben Pëllumbi, Blendi Klosi dhe Klevis Xhoxhi.

Nga ana e saj, opozita, pavarësisht përçarjes së brendshme, ka përfshirë në këtë listë Oerd Bylykbashin, nënkryetarin e zgjedhur nga PD, që drejtohet nga Sali Berisha. Kjo përzgjedhje duket se është bërë për shkak të eksperiencës që ka deputeti Bylykbashi në çështjet zgjedhore. Lista e PD-së pasohet nga Grida Duma, Dashnor Sula, Kreshnik Çollaku, Lindita Metaliaj, Seladin Jakupllari, Ervin Salianji, Eralda Bano.