Gazetari maqedonas, Vasko
Eftov, i cili i njeh mirë rrethanat politike në BDI, ka bë vlerësimin se kush mund ta zëvendësojë kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, pasi të tërhiqet nga pozita.
Sipas
Eftov, as Artan Grubi, e as Bujar Osmani, që përmenden shpessherë, nuk kanë
gjasa ta zëvendësojnë Ahmetin.
Gjasa më të mëdha ai i jep ministrit aktual të financave,
Fatmir Besimi, shkruan Gazeta Lajm.
Këtë vlerësim,
Eftov e bazon në faktin se
Besimi ka disa tipare të
Ahmetit, sa i përket urtësisë dhe qetësisë.
Shtuar më 15/09/2020,
ora 16:57