Zbulohet kandidati që do të zëvendësojë Gruevskin
Pas dhënies së dorëheqjes të Nikolla Gruevskit, një tjetër personalitet politik pritet ta zvendësojë ish kryeministrin.
Bëhet fjalë për deputetitn nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, Gjoko Kamçevi.
Dorëheqja e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Gruevski do të shqyrtohet më tutje nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Sipas alsat, Gruevski duke qenë se është në arrati nuk mund të shpjegojë dorëheqjen para deputetëve.

Gjoko Kamçevin nga Vallandova, sipas listës është i ardhëshmi i VMRO-DPMNE-së nga zgjedhjet parlamentare të 2016. Ai do të emërohet në vend të azilantit Gruevski. Kamçev më herët ishte deputet gjatë periudhës 2014-2016.

Kujtojmë se Gruevski ka disa masa paraburgimi duke marrë parasysh edhe vendimin me burg prej dy vitesh.

Shtuar më 11/06/2019, ora 12:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori