Zbulohet kanabis në Poroj të Tetovës
Pëlqej
Një tokë e tërë e mbjellë me kanabis është gjetur e mbjellë pranë fshatit Poroj të Tetovës.

Policia ka bërë me dije se është lokalizuar vendi ku mbillej kanabisi.

“Janë gjetur rrënjët dhe se më pas janë asgjësuar, një pjesë e tyre janë marrë për prova. Policia ka nisur hetimet për rastin”, theksoi zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski.

Në fillim të javës, rrënjë të kanabisit u gjetën edhe pranë fshatit Falishtë. /albeu.com/
Shtuar më 24/08/2014, ora 11:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori