Zv.kryeministri Bujar
Osmani ka bërë të ditur se Arbër
Ademi do të jetë ministër i ri i
Arsimit.
“Po është e vërtetë që Arbër
Ademi do të udhëheq me resorin e
Arsimit”, ka thënë
Osmani për medial.mk.
Në pyetjen nëse me
rikonstruimin priten ndryshime apo rokada të mundshme sa u takon kuadrove të BDI-së,
Osmani tha se nuk pritet të ndodhë një gjë e tillë.
Ndërkohë, ajo që dihet është se Ministria e Drejtësisë të cilën kishte drejtuar BDI, do t’i takojë partnerit të koalicionit, LSDM, ndërsa emri i përfolur është Renata Deskoska, ministrja aktuale e
arsimit.
Ndryshe, kryeministri Zoran Zaev do të deponojë në kuvend emrat e ministrave dhe zëvendës ministrave të rinj për
rikonstruimin e qeverisë.
Shtuar më 22/05/2018,
ora 12:21