Zbulohet 4 kg marihuanë në Tetovë
Pëlqej
Në banesën në të cilën ka jetuar tetovari A.G., 35-vjeçar, siç njoftojnë nga Ministria e PunëveBrendshme (MPB) janë gjetur katër kilogram të llojit të drogës marihuanë, njofton Portalb.mk.

Gjetja është bërë pasi që janë kryer njoftime operative dhe pas urdhrit të Gjykatës Themelore të Tetovës.

Droga ka qenë e fshehur në vende të ndryshme të banesës, në qese plastikeje, në teglla dhe në qese najloni në kuzhinë, korridor dhe në dhomën e fjetjes.

Mjetet tjera të marra bashkë me drogën iu janë dorëzuar Sektorit të PunëveBrendshme (SPB) Tetovë për procedurë të mëtutjeshme. Nga MPB njoftojnë se vendimet ndaj A.G., do të ndërmerren pas zbardhjes së tërësishme të rastit.
Shtuar më 18/11/2017, ora 13:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori