Zbulohen në Kalanë e Shkupit mbi 13.400 objekte arkeologjike
Procesi i hulumtimeve arkeologjike në kalanë e Shkupit Kale ka përfunduar tërësisht dhe me këtë rast janë zbuluar mbi 13.400 objekte nga periudha të ndryshme, prej të cilave 4.527 monedha, deklaroi ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska.

Ministrja Kançeska-Milevska vizitoi ditën e sotme lokalitetin arkeologjik të Kalasë dhe bëri kontroll të objekteve në suaza të projektit për punë restauruese-konservatore dhe rivitalizim të kalasë së Shkupit Kale, që realizohet nga Drejtoria për mbrojtje të trashëgimisë kulturore.

“Të gjitha objektet janë konservuar dhe janë ndarë veçmas në tre vende ku do të ekspozohen në tre muzeumet e Kalasë. Muzeu i parahistorisë dhe muzeu i periudhës osmane të cilët kanë përfunduar tërësisht dhe muzeu i periudhës së shekullit të mesëm, i cili është në fazën e ndërtimit”, tha Milevska.

Ministrja Kançeska-Milevska tha se të gjitha tabelat dhe udhërrëfyesit janë ndërtuar dhe pritet pas përfundimit të institucionalizimit të Kalasë së Shkupit Kale të hapen muzeumet të cilët janë në disa kate, dhe ashtu siç deklaroi ajo, vizitorët do të munden ta shohin zhvillimin e të gjitha periudhave kohore dhe gjërat e ekspozuara në kohën nga e cila e kanë prejardhjen.

Rvitalizimi i kalasë së Shkupit Kale është projekt i Qeverisë në kuadër të së cilit nga viti 2007 deri në vitin 2012 janë kryer vazhdimisht hulumtime arkeologjike të tërësishme sistematike në të cilat ka punuar ekipi profesional prej 300 njerëzish nga fusha të ndryshme, si dhe studentë të arkeologjisë. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2016, ora 17:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori