Zbulohen manipuluesit e Strugës
Nga 17 ankesat e dërguara në KSHZ, janë hedhur poshtë 13 prej tyre duke u marrë si të mirëqena vetëm 2. Ankesat u bënë nga VMRO-DPMNE për komunën e Strugës në lidhje me rrethin e dytë zgjedhor aty.

KSHZ në mbledhjen që mbajti mbrëmë ka vendosur që të pranojë vetëm dy ankesat për vendet e votimit 1882 dhe 1911. Për këto dy ankesa dot ë vendoset pasi në zyrat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor të mbërrijnë fletat e votimit dhe materiali zgjedhor pasi mendohet se në këto kuti janë hedhur felta votimi nga vendvotimi 1885.

Bedredin Ibraimi nga PDSH ka thënë se “shteti e kapë lepurin me veturë”, duke aluduar së manipulimet të cilat u zbuluan e që ishin bërë në vendbanimet maqedonase në Strugë.

Ndërkaq edhe Subhi Jakupi nga BDI ka thanë se tani po kuptoj pse keni votuar në linja etnike. “Faktet dolën në skenë dhe u zbuluan manipuluesit”, tha Jakupi. /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2013, ora 09:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori