Komisioni Shtetëror Zgjedhor nis sot zbatimin e Marrëveshjes
politike që u arrit në Përzhino mes katër liderëve politikë kryesor në vend.
Në Raportin e Pribesë kërkohet që në KSHZ të vendosen persona që nuk janë anëtarë partie. Por, që të reformohet KSHZ, është e
nevojshme që opozita të kthehet në parlament për të votuar ndryshimet e
nevojshme në Kodin zgjedhor, kurse kjo duhet të ndodhë në muajin shtator. Deri atëherë, bisedimet në grupet punuese do të fokusoheshin në pastrimin e Listës zgjedhore.
Mandati i KSHZ-së përfundon në nëntor dhe nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë. Ky vendim do të merret ndërmjet partive
politike në nivele të grupeve punuese të cilat i koordinon eksperti belg
Piter Van
Hovit.
Në takimin e parë që do të mbahet sot, mes
Piter Van
Hovit dhe anëtarëve të KSHZ-së, pritet të disukutohet për mënyrën se si do të pastrohet lista zgjedhore, i cili duhet të pastrohet tre muaj para mbajtjes së zgjedhjeve. /albeu.com/
Shtuar më 20/07/2015,
ora 10:41