Zbardhet takimi i Thaçit me Johannes Hahn
Pëlqej
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi sot në Bruksel në kuadër të vizitës së tij dyditore në zyrat e Komisionit Evropian realizoi takim me Komisionarin për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johanes Hahn.

“Në këtë takim u bisedua për zhvillimet politike në Maqedoni, për proceset integruese dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Thaçi e vlerësoi si shumë pozitiv arritjen e marrëveshjes për kontestin e emrit me Greqinë që e hap rrugën e integrimit të vendit në strukturat Euro-atlantike dhe që do të ndihmojë në konsolidimin e paqes dhe stabilitetit në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Kryetari Thaçi e informoi Komisionarin Han se Qeveria e re ku tani më merr pjesë aktive edhe PDSH po bën hapa drejt një angazhimi serioz në zbatimin e reformave”, thuhet në njoftimin e PDSH-së.


Shtuar më 20/06/2018, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori