Sulm në Norvergji, autori i armatosur rrëmben auto ambulancën dhe shtyp këmbësorët
Zbardhet sondazhi, Maqedonia në mesin e ushtrive më të dobëta në botë
Kompania ndërkombëtare Global Firepoëer, ka pulikuar raportin e vitin 2017 për fuqinë e ushtrive të 133 shteteve në botë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Sipas këtij studimi ushtrinë më të fortë në botë e kanë Shtetet e Bashkuara, e dyta në radhitje vjen Rusia, dhe e treta është Kina. Pasojnë Franca, Britania e Madhe, Japonia, Turqia, Gjermania, Egjipti, etj.

Ushtria e rankuar në fund të listës është ajo e shtetit aziatik të Butanit, kurse para tij ndodhen Surinami dhe Sierra Leone.
Në këtë mesë ndodhet edhe Maqedonia me ushtrinë më të dobët në rajon dhe më gjerë.

Maqedonia rangohet shumë keq në vendin e 123, ndërkaq, Kroacia në vendin e 68, Serbia në vendin 83, Shqipëria në vendin e 90, ndërsa ushtria sllovene e 114-ta.

Ushtria e Bosnjes është radhitur në vendin e 121-të, ndërsa anëtari më i ri i NATO-s, Mali i Zi, as që është përfshirë në listën e forcave ushtarake.

Autorët e analizës morën në konsideratë më shumë se 50 faktorë. Sondazhi vëren se renditja e pjesëmarrësve nuk varet aq shumë nga sasia totale e teknikës ushtarake, sa nga uniformiteti i fuqisë ushtarake të vendit dhe shumëllojshmëria e armëve në dispozicion. Ekspertët nuk morën parasysh armët bërthamore, por forcat bërthamore morën pikë shtesë. /INA/

Shtuar më 03/09/2017, ora 13:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori