Përfundon ekspertiza për Lear Kurtin, trupi del nga morgu: Ja kur do të përcillet për në banesën e fundit 32-vjeçari

Ka dalë nga morgu trupi i 32 vjeçarit Lear Kurti, të cilit i pushoi zemra mbrëmjen e djeshme në komisariatin e policisë nr 3.

Si rrjedhojë  ka përfunduar ekspertia mjeko-ligjore, për të cilën nuk ka ende asnjë njoftim.

Trupi i Kurtit është transportuar drejt një agjensie funerale, ku do i bëhet edhe ceremonia e lamtumirës.

Mësohet se varrimit i të ndjerit do të bëhet ditën e sotme në orën 16:00./albeu.com