Zbardhet ora e vizitës të Zaev në spitalin "8 Shtatori"
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot në orën 10 e 30 do t’i vizitojë personat e lënduar nga aksidenti rrugor që ndodhi mbrëmë në autostradën Shkup-Tetovë, të cilët ndodhen në Spitalin “8 Shtatori”.

Pastaj, kryeministri do të shkojë në Gostivar ku në orën 12:00 do të merr pjesë në seancën komemorative ku dhe do të mbajë fjalim për nderë të qytetarëve që ndërruan jetë në aksident.

Ndryshe, autobusi i kompanisë “Durmo Turs” nga Gostivari, mbrëmë rreth orës 17 duke vozitur ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës Tetovë – Shkup, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në humnerë në afërsi të fshatit Llaskarcë. Numri i viktimave ka arritur në 14, ndërsa 37 persona të tjerë janë shtruar nëpër spitale pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti.
Shtuar më 14/02/2019, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori