E FUNDIT/ Interi "zbret me këmbë në tokë" Juventusin (VIDEO)
Zbardhet identiteti i maqedonasit që u vra në Afganistan
Ilija Merxhanovski nga Lubanci i Maqedonisë është 37-vjeçari që ka ndërruar jetë bashkë me dy të tjerë në KabulAfganistanit.

Sipas të dhënave të “Veçer“, i ndjeri nga Maqedonia ka udhëtuar për në punë me shofer personal, dhe bashkë me koleget e tij ka qenë i kidnapuar në periferi të Kabulit, kurse trupat u janë gjetur në një veturë në rajonin Musashi.

Megjithëse i ndjeri është identifikuar, Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë nuk ka informatë zyrtare për të njëjtën.

Mediat e huaja të enjten lajmëruan se tre persona, nga Maqedonia, Malajzia dhe India janë rrëmbyer dhe vrarë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Sipas zëdhënësit të kryeshefit të policisë në Kabul, Hashmat Stanekai të tre kanë punuar në kompaninë e dytë më të madhe për ushqim dhe ketering në botë, Sodekso.
Shtuar më 04/08/2018, ora 14:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori