Zbardhen emrat e të akuzuarve për vrasjen në Smilkovc
Halil Demiri (27) nga Haraçina dhe vëllezërit Afrim Ismailoviq (32) dhe Agim Ismailoviq (33) nga Hasanbegu janë ekzekutorët e vrasjeve në Smilkovc ndërsa Fejzi Aziri (54) dhe Rami Sejdiu (24) kanë ndihmuar tre ekzekutorët.

Kështu ka deklaruar sot ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska.

Sipas ministres, Afrim Ismailoviq dhe Halil Demiri akoma janë në arrati.

Sipas MPB-së, tre vrasësit më 12 prill rreth orës 20.00 në afërsi të fshatit Smilkovc të Shkupit kanë kryer vrasjen e pesëfishtë me anë dy pushkë automatike dhe një pistoletë dhe se më pas kanë ikur në drejtim të një lokacioni tjetër me makinën “Opel Omega”, që më pas ilegalisht kanë kaluar kufirin drejt Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2012, ora 23:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori