ZYRTARE/ Dias nën urdhërat e Guardiolas, Otamendi në Portugali

Manchester City dhe Benfica kanë mbyllur marrëveshjet me njëra tjetrën për Ruben Dias dhe Nicolas Otamendi.

Pas negociatave të gjata, është arritur marrëveshje për transferimin e portugezit Ruben Dias në Premierligë.

Si pasojë, Nicolas Otamendi do t’i bashkohet skuadrës së Benfica, pas një karrierë të pasur me ‘Citizens’.

Manchester City në anën tjetër pagoi 68 + 3 milionë euro për të siguruar shërbimet e Ruben Dias.

Otamendi i kushtoi Benficas 15 millionë euro.


Shtuar 28.09.2020 06:13