Zaharieva-Dimitrov: Ta bëjmë të pandalshme lidhjen e Ballkanit Perëndimor
Ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, njëkohësisht edhe zëvendëskryeministrja e vendit, Ekaterina Zaharieva, pas takimit të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në Sarajevë, deklaroi se procesin e lidhjes së gjashtë vendeve të rajonit dhe përmirësimin e ekonomisë së tyre duam ta çojnë në një fazë të pandalshme.

“Po përgatitemi për samitin në Sofje dhe Londër. U jam mirënjohëse kolegëve të mi për të gjitha idetë e mira në lidhje me përmirësimin e situatës së përgjithshme në rajon. Në fakt, ajo që duam të bëjmë është që të çojmë të gjithë procesin në një fazë ku do të jetë i pandalshëm, dhe këtu dua të them për përmirësimin e ekonomisë dhe lidhjen e vendeve të rajonit.

Kjo në një farë mënyre u konfirmua me vizitën e presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në Ballkanin Perëndimor dhe është futur në politikën e jashtme të Bashkimit Evropian. Duam të marrin masa konkrete që do të mundësojë qytetarët e vendeveBallkanit të ndjejnë ndryshimet”, tha Zaharieva.

“Ne po flasim për lidhje fizike, sidomos për njerëzit, komunitetin e biznesit, të rinjtë. Jam e sigurtë se njerëzve nuk duhet t’u shpjegohet se sa e rëndësishme është për paqen dhe stabilitetin të ndërtohen ura midis njerëzve nga vende të ndryshme. Prandaj është shumë e rëndësishme të theksohet strategjia e fundit e BE-së të publikuar më 5 shkurt, e cila është shumë specifike. Ajo parasheh zhvillimin e secilit prej gjashtë vendeve sipas ritmit dhe shpejtësisë së tyre individuale”, tha Zaharieva.

“Këtu është edhe një tjetër element i rëndësishëm se përveç ndihmës së ekspertëve duhet të jepet dhe mbështetje konkrete financiare për projekte të ndryshme”, tha ministrja bullgare dhe shtoi se në samiti BE-BP, më 17 maj në Sofje, do të jetë një përpjekje për të konsoliduar, forcuar dhe përtërirë perspektivën europiane të vendeveBallkanit Perëndimor”, theksoi ajo.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin e BE-së, Christian Danielsson tha se takimi i Ballkanit Perëndimor u zhvillua në një kohë shumë të rëndësishme.

“Për shkak se çështjet që lidhen me Ballkanin Perëndimor janë në krye të rendit të ditës të Bashkimit Evropian”, ka sqaruar Danielsson.

“Me siguri edhe për shkak se kryesimi shumë aktiv i Bullgarisë i jep kësaj një momentum shtesë, dhe rëndësinë e samitit në Sofje. Po ashtu, ky takim zhvillohet në kuadrin e strategjisë së fundit për Ballkanin Perëndimor të Komisionit Evropian. Ajo është e qartë dhe përmban perspektivë shumë të qartë për të gjithë Ballkanin Perëndimor që e ardhmja e saj të jetë në BE. Sot kemi patur një diskutim shumë të mirë për këto reforma. Theksuam rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, i cili është kyç për të tri fushat e përmendura”, theksoi Danielsson.


Shtuar më 17/03/2018, ora 16:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori