Zaevi pret në takim Thaçin, parashikohet marrëveshje mes tyre
Kryeministri Zoran Zaev sot në kabinetin e tij do ta pres kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi.

Burime qeveritare theksuan se takimi do të zhvillohet nesër pasdite në ambientet e Qeverisë.

Marrëveshja parashikon që PDSH me dy deputetë të përkrahë vendimet që kanë të bëjnë me reformat në sistemin e drejtësisë dhe në sfera të tjera, reformat që ndërlidhen me proceset e integrimeve euroatlantike dhe për çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët, sidomos për propozim-ligjin për përdorim më të zgjeruar të gjuhës shqipe.

PDSH gjithashtu siç bëjnë të ditur nga LSDM nuk është e interesuar për të qenë pjesë e qeverisë, por ajo do të shprehë konstruktivitet për vendime që janë të rëndësishme për vendin.

Zaev garanci të tilla për përkrahje ka marrë edhe nga deputetët e Lëvizjes BESA, të cilët nuk u përfshinë në koalicionin qeverisës. /albeu.com/

Shtuar më 19/06/2017, ora 10:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori