Zaevi ofron postin e kryeministrit, a do të jetë ai Muhamed Zeqiri?
Formimi i qeverisë së re në Maqedoni ende nuk është bërë i qartë se nga cila parti do të formohet maxhoranca. Kjo gjendje ka vazhduar që nga dita e takimit të presidentit të Maqedonisë, Ivanov, me përfaqësues të partive politike në Maqedoni, ku pas këtyre takimeve, tha se do t'ia dorëzojë mandatin partisë që do dëshmojë se ka shumicën parlamentare.

Nga ana tjetër, disa parti më të vogla shqiptare kanë thënë hapur se do mbështesin Zoran Zaevin për të formuar shumicën parlamentare dhe qeverinë nëse pranon platformën shqiptare.

Mirëpo, deri më tani nuk ka pasur ndonjë iniciativë nga deputetët e LSDM-së.

Mbrëmë në "Facebook" ka nisur një fushatë e cila "promovon" kulltukun e kryeministrit, ku thuhet se në këtë post do të ulet një shqiptar, konkretish Muhamed Zeqiri transmeton "Zhurnal", por e gjitha kjo mund të jetë vetëm një sajesë. /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2017, ora 09:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori