Ministria për sistem politik dhe marrëdhënie mes
bashkësive, do të zhvendoset në
objekt të ri, që ditëve të fundit e bleu ekzekutivi.
Bashkë me këtë dikaster, në objektin e ri që gjendet pranë Ministrisë së Jashtme dhe Filarmonisë, do të zhvendosen edhe
Agjencia për përdorimin e gjuhës që e flasin së paku 20% e qytetarëve, Inspektorati shtetëror për përdorim të gjuhëve,
Agjencia për realizimin e të drejtave të
bashkësive,
Drejtoria për afirmimin e kulturës së pjesëtarëve të
bashkësive,
Drejtoria për zhvillimin e arsimit dhe gjuhëve të pjesëtarëve të
bashkësive, Ansambli Kombëtar shqiptar.
Megjithëse premtoi, Hoxha nuk u përgjigj se sa para kushtoi objekti i ri.
Për momentin nuk mund të precizojmë se sa ka kushtuar ky
objekt por pas press-konferencës së sotme do të ju njoftojmë edhe me vlerën e këtij objekti- deklaroi Muhamet Hoxha, Zëdhënës i Qeverisë.
Ky
objekt i ishte premtuar paraprakisht Komisionit anti-korrupsion, për çka reagoi një ditë më parë vetë Drejtorja, Biljana Ivanovska. Tha se për të zgjidhur problemin me kushtet hapësinore për punonjësit dhe për akomodimin e pajisjeve kanë rekonstruuar hapësirat aktuale.
Me Buxhetin për vitin e ardhshëm, ne siguruam fonde për punësime të reja, prokurimin e softuerit dhe rindërtimin e mjediseve ekzistuese, duke pasur parasysh që nuk e morëm hapësirën që na e dha
Qeveria në fillim të vitit 2020. Fondet e destinuara për blerjen e saj,
Qeveria i rialokoi për krizën shëndetësore. Ministrat kompetentë na bindën se shteti nuk ka mjete për ta blerë atë hapësirë. Por së fundmi,
Qeveria vendosi ta blejë të njëjtën hapësirë që ishte parashikuar për Komisionin, por këtë herë do të zhvendoset Ministria e Sistemit Politik- tha Biljana Ivanovska, Komisioni anti-korrupsion./ALSAT
Shtuar më 30/12/2020,
ora 17:20