Zaevi kundër Gruevskit: Gjykata nuk është e drejtë (VIDEO)
Pëlqej
Kreu i opozitës, Zoran Zaev është shprehur se nuk pret drejtësi nga Gjykata lidhur me rastin e "shitjes së bankës së Maqedonisë".

"Dua të them se i gjithë procesi është farsë. Personi që ma ka dhënë videon, Den Donçevi nuk është thirrur si dëshmitar në gjykatë. Gruevski as nuk është përgjigjur përpara gjykatës nëse regjistrimi ka qenë apo jo zëri i tij. Procesi do të manipulohet në favor të tij", tha Zaev, transmeton PortAlb.

Gruevski e ka dërguar në gjyq Zaevin për shpifje, pasi e akuzoi për "shitjen e Bankës së Maqedonisë".

Kryeministri pati kërkuar fillimisht 500 mijë euro dëmshpërblim, por e uli shumën më tej në 50 mijë euro.

Pretendimi i Gruevskit ëhstë se "mashtrimi i Zaevit i ka shkaktuar shqetësime shpirtërore". /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori